4 Shkurt, 2019 - 2:32 pm
Këtë vit Dua Lipa është më e nominuara për “Brit Awards”, së bashku me Anne Marien me nga katër nominime, shkruan KultPlus.
Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina, me këngët “IDGAF” si dhe “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, është nominuar në kategorinë “British Single”.
Me këto dy këngë Lipa është nominuar edhe në kategorinë videoklipi më i mirë. Për këtë çmim është nominuar edhe Rita Ora me këngën “Let Me Love You”.
Por, Dua Lipa përmes një statusi në Instagram është shprehur se është në garë me vetveten. Ajo ka kërkuar votën tuaj.
“Jam duke garuar me veten! Votoni për British Artist Video of The Year, tani është i hapur. Mund të votoni për mua duke bërë tweet #BRITVIDDUALIPA dhe #BRITVIDCALVINDUA në Twitter, mund të votoni një herë brenda 24 orëve, me një hashtag dhe fatkeqësisht RT nuk numërohen por ju lutem shpërndajeni këtë dhe zgjedheni luftëtarin tuaj”, ka shkruar Lipa.
Ceremonia e “Brit Awards” do të mbahet të mërkurën, më 20 shkurt në “O2 Arena” të Londrës./ KultPlus.com