6 Korrik, 2019 - 5:39 pm
Sukseset për të janë të vazhdueshme.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shtruar tashmë një tjetër trofe në vitrinën e saj.
Krijuesja e hitit “New Rules” pati një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq të eventit ’02 Silver Clef Awards’ në Londër.
23-vjeçarja i mahniti të gjithë duke u shfaqur me një kostum të bardhë, teksa i la pak vend imagjinatës te pjesa e gjoksit.
“Artistja më e mirë femër” ishte çmimi i rezervuar për bukuroshen shqiptare në këtë mbrëmje, e cila ka shpërblyer me çmime edhe plot artistë të tjerë.
Ajo ndërkohë po punon edhe për kolonën zanore të filmit “James Bond 25”. /Telegrafi/ KultPlus.com