14 Maj, 2019 - 9:00 am
Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo gjatë vitit të kaluar ka marrë një numër të madh të çmimeve duke sjell edhe këngë të reja muzikore.
Lipa ka vazhduar edhe këtë vit me suksese të reja, ku dje ka marrë edhe dy çmime të tjera.
Kështu së paku ka bërë të ditur 23-vjeçarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka pozuar me çmimet e “Recording Academy”.
“Unë e di se dita e nënave në SHBA ishte dje, por unë duhet të them se ndihem si një nënë krenare e këtyre dyja çmimeve të arta që sapo arritën sot”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.
Theksojmë se Dua do të jetë në Prishtinë gjatë festivalit “Sunny Hill”, por që nuk do të performojë pasi që dëshiron të shijoj këndimet e kolegëve.
Ndryshe, Lipa i ka ndalur të gjitha koncertet muzikore duke u përqendruar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri. /Telegrafi/ KultPlus.com