Dua Lipa reagon ndaj organizatës që e quajti atë antisemitike

24 Maj, 2021 - 12:30 pm

Ylli i njohur i muzikës pop, Dua Lipa, ka reaguar ashpër kundër një organizate që pagoi për një reklamë një faqe në gazetën, “The New York Times”, dhe ku këngëtarja u quajt antisemitike për mbështetjen e saj ndaj palestinezëve.

Sipas Lipës ku artikull po e përdorë emrin e saj “paturpësisht” për ta avancuar fushatën e tyre të shëmtuar me gënjeshtra dhe keqinterpretime të dukshme.

Në reklamën pa kurrfarë kuptimi që u botua në gazetën e së shtunës, kreu i Rrjetit Botëror të Vlerave, Rabbi Shmuley Boteach, e emëroi Dua Lipën dhe modelet Bella dhe Gigi Hadid, si tri personalitetet me ndikim të madh në rrjetet sociale të cilat e kanë akuzuar Izraelin për spastrimi etnik dhe e kanë poshtëruar shtetin hebre.

Këngëtarja me prejardhje kosovare e shfrytëzoi rrjetin social Twitter për t’i hedhur poshtë këto akuza të rreme dhe të tmerrshme, duke thënë se Rrjeti i Vlerave Botërore po e shtrembëron të vërtetën e saj dhe vlerat të cilat ajo i përfaqëson.

“Unë qëndroj në solidaritet me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzojë të gjitha format e racizmit”, kishte shkruar Lipa në mesazhin e saj.

Tensionet u rritën në Lindjen e Mesme nga 10 maji, kur militantët e Hamasit në Gaza lëshuan raketa me rreze të gjatë drejt Jeruzalemit. Luftimet erdhën pas disa ditësh përplasjesh midis protestuesve palestinezë dhe policisë Izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa. Të premten u arrit një marrëveshje për armëpushim. Derisa lufta 11 ditëshe i shkaktoi më shumë se 250 viktima, shumica prej së cilëve palestinezë.

Shumë të famshëm i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të postuar mesazhe pro-palestineze, duke përfshirë yjet Zayn Malik, Roger Waters, The Weeknd dhe Mark Ruffalo.

Dua Lipa është në lidhje me Anwar Hadidin, vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, të cilët babanë e kanë nga Palestina. / KultPlus.com

Të ngjajshme