13 Prill, 2021 - 1:00 pm
Dua Lipa vjen plotësisht e lirë në reklamën e re për markën e parfumeve “Yves Saint Laurent”. Parfumi mban titullin “Libre”.
“Mos kini frikë nga liria juaj,” dëgjohet duke thënë Lipa në reklamën në të cilën shfaqet duke u ngjitur shkallëve drejt majës së një ndërtese, ku edhe e largon xhaketën nga trupi dhe qëndron e zhveshur e drejtuar nga qyteti.
Në prapavi të videos këngëtarja me prejardhje kosovare dëgjohet duke e kënduar hitin e vitit 1965 të bendit “Rolling Stones”, “I’m Free”.
Dua Lipa i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta bërë të ditur lansimin e kampanjës së re për markën e njohur të kozmetikës, “YSL Beauty”.
“Pranvera është këtu bashkë me reklamën time të re për @yslbeauty #LIBRE”, ka shkruar Lipa në mesazhin e saj. / KultPlus.com