23 Maj, 2019 - 10:57 am
Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
23-vjeçarja bëri një arritje të bujshme të mërkurën, gjersa mori pjesë në një darkë private të organizuar nga Alejandro Agag për të festuar premierën e “And We Go Green”.
Artistja shqiptare është paraqitur në një fustan të zi transparent, derisa e kishte kombinuar me aksesorë mjaft të veçantë.
Kujtojmë që Lipa tash e sa kohë ka ndalur koncertet pasi që është duke punuar në projektet e reja muzikore të albumit të ri.
Një këngë e re nga Dua pritet të publikohet shumë shpejt para fansave të shumtë që ajo numëron. /Telegrafi/ KultPlus.com