1 Dhjetor, 2022 - 6:08 pm
Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e shumta që po i vinë rrugëtimit të saj në fushën e muzikës dhe po ashtu edhe të modës, shkruan KultPlus.
Së fundmi, Lipa është shpërblyer edhe me çmimin “Koleksioni i Vitit” në FootWearNews, që vlerëson koleksionin e saj “Dua Lipa x Puma – Flutur Drop 2”, koleksion të cilit i është lënë emri në gjuhën shqipe.
Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 përfshin katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-s me një flutur.
Koleksioni Puma x Dua Lipa “Flutur” u publikua më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane. Çmimi i koleksionit varion nga 30 deri në 110 dollarë.
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
“Një udhëtim i shpejtë në NYC mbrëmë për të marrë çmimin për Koleksionin e Vitit për “Dua Lipa x @puma Flutur Drop 2″ me partnerin tim kreativ në krim @billywalsh në çmimet @footwearnews ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️është kënaqësi sepse kur ju punoni me miqtë tuaj nuk është kurrë si punë!! Faleminderit të gjithëve që kanë mbështetur koleksionin ~ shumë mirënjohëse”, ka thënë Lipa. / KultPlus.com