7 Janar, 2018 - 1:29 pm
Dua Lipa, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, e cila sivjet shpërtheu në skenën ndërkombëtare me këngë e saj “New Rules”, viti 2018-të, duket se po e pret edhe me suksese të tjera.
Kësisoj, Dua Lipa, më 1 qershor të vitit 2018-të, do të interpretoj në skenën e Festivalit Orange në Varshavë të Polonisë, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lipa, përmes rrjetit social Facebook, e poashtu edhe nga festivali kanë shkruar që janë shumë të lumtur që do e kenë në skenën e tyre “Këngëtaren më të mirë të re” që u zgjodh në MTV EMA, Dua Lipa./ KultPlus.com