15 Gusht, 2023 - 12:57 pm
Dua Lipa, ylli shqiptar që po ndriçon në gjithë botën falë talentit të saj, duket sikur promovimin e vendlindjes e ka prioritet.
Përmes publikimeve në rrjetet sociale ajo jo rrallë publikon gjëra nga vendlindja, qoftë festivale, artistë, shkrimtarë, bukuritë natyrore, ushqimet tradicionale dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.
Në mesin e këtyre publikimeve, ajo disa herë ka njoftuar fansat e saj edhe me shkrimtarin e saj të preferuar, shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, madje disa here ka ndarë me ndjekësit edhe disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit dhe mes tyre promovoi edhe librin “Elegji për Kosovën” të Ismail Kadaresë, duke ua sugjeruar fansave të saj që ta lexojnë.
Por përveç librave, Dua së fundmi është takuar edhe me vajzën e Ismail Kadresë, me Besiana Kadarenë, e cila shërben si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.
Ka qenë Besiana ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan, ku shkroi në mbishkrimin e tyre: “E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”. / KultPlus.com