25 Shtator, 2019 - 9:55 am
Tatuazhet janë shumë të preferuar, sidomos nga artistët, data, figura, ngjarje apo momente ata mundohen t’i përjetësojnë në trupin e tyre përmes tatuazheve.
Dua Lipa deri më tani ka 15 të tillë në trupin e saj.
Në një intervistë, ajo ka treguar se tatuazhi i saj i preferuar mbetet ai i pari.
Në vitin 2015 kur Lipa ishte vetëm 19 vjeçe, bëri tatuazhin e saj të parë te artisti i njohur Sean Williams. Bëhet fjalë për tatuazhin “Sunny Hill”, i cili është i shkruar në krahun e saj të djathtë. “Sunny Hill” përkthyer në shqip i bie “Bregu i Diellit” – lagje kjo në të cilën Dua ka jetuar përreth katër vite të jetës së saj, në kohën kur prindërit e saj u kthyen nga Anglia në vitin 2008.
“Thjeshtë lagjja që prindërit e mi u rritën në Kosovë”, shpjegoi ajo. “Sunny Hill” u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ai ka një kuptim të veçantë për mua”, ka thënë Dua Lipa, duke thënë se këtë tatuazh e ka të preferuarin në mesin e 15 tatuazheve. / KultPlus.com