15 Prill, 2019 - 6:22 pm
Dua Lipa tri ditët e fundit i ka kaluar në Liban me shumë fëmijë refugjatë në kuadër të aktiviteteve të saj me UNICEF-in, shkruan KultPlus.
Kjo e fundit gjatë vizitës atje ka mësuar më shumë për këtë vend duke ndarë kohën e saj me refugjatët atje për të cilët është shprehur se ka një lidhje të veçantë.
Ajo po ashtu këtë kohë ka mësuar edhe për traditat dhe zakonte e refugjatëve si dhe ka vallëzuar së bashku me ta. Lipa ka theksuar se asnjë familje apo fëmijë nuk zgjedh që të lë me dëshirë vendin e tyre./ KultPlus.com