27 Prill, 2020 - 9:17 am
Dua Lipa, këngëtarja e suksesshme shqiptare, është vlerësuar si një ndër interpretueset më të mira të rrymës pop. Artistja është bërë tashmë faktor në industrinë muzikore dhe me këto ritme suksesi pritet të rivalizojë këngëtaren angleze Adele.
Sipas mediave botërore thuhet se këtë e vërtetojnë dhe shifrat marramendëse të arritura nga biznesi i saj, të cilat arrijnë në 28 milionë euro.
Krijuesja e hitit “One Kiss”, që e nisi interpretimin në projektin bamirës “Children in Need”, e ka bërë pasurinë e saj dyfish nga viti i kaluar, nga 11.8 milionë funta (13 milionë euro), shkruan The Sun. Ajo gjithashtu posedon 17.3 milionë funta (19 milionë euro) në bankë, sipas shifrave të Dua Lipa Live LLP, të paraqitura në “Companies House”.
“Dua ka ecur ngadalë në biznesin e saj, dhe tani është një nga interpretueset më të suksesshme të popit”, ka thënë një burim i industrisë për 24-vjeçaren.
“Llogaritë e fundit tregojnë se ajo është duke shkuar hapave të Ed Sheeran. Duke pasur parasysh që ajo është pesë vjet më e re dhe nëse ajo vazhdon në këtë trajektore, së shpejti do të rivalizojë edhe Adele”, vazhdon më tej burimi.
Muajin e kaluar, Dua publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, i cili ka arritur të renditet një ndër albumet më të suksesshme në botë. /Albinfo.ch / KultPlus.com