8 Maj, 2018 - 12:44 am
Para disa minutash ka filluar edhe parakalimi i yjeve të njohura në tapentin e mbrëmjes së njohur të modës “Met Gala”, që po mbahet në Neë York, shkruan KultPlus.
Parakalimi i Rita Orës në këtë tapet, është përcjellë me shumë brohoritje e fotografi nga fansat dhe fotografët e pranishëm. Rita Ora edhe kësaj herë ka marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve. Me një fustan të errët, e me aksesorë që bëjnë pamje e saj edhe me shndritëse.
KultPlus ju sjellë disa fotografi dhe video nga paraqitja e saj atje.
Ky është viti i gjashtë që këngëtarja nga Kosova, prezantohet në këtë mbrëmje. Ajo muaj më parë ka lanësuar linjën e saj të modës ndërsa gjatë karrierës së saj ka prezantuar edhe shumë brende të njohura botërore./ KultPlus.com