7 Qershor, 2019 - 10:40 am
Këngëtarja Aurela Gaçe i është përgjigjur deklaratës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila i quajti shqiptarët ‘njerëz të ardhur nga mali’.
Këngëtarja ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Bërnabiqit përmes një thënie të Gjergj Fishtës.
‘Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë’, ishte citati i Gjergj Fishtës, të cilin e postoi Gaçe.
‘Kot po i kthejmë një përgjigje kësaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me të, po hajt, meqe na permendi, t’ia kthejmje me të vërtetën historike’, shkruan Aurela./KultPlus.com