19 Maj, 2018 - 9:08 am
Kënga “Fuego” e shqiptares Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, po korr sukses në të gjithë botë. Pavarësisht se u rendit në vend të dytë në Eurovision, shumë zëra thonë se ajo do të duhej të ishte fituese.
Megjithatë, performanca e këngëtares shqiptare dhe kënga ritmike, është kthyer në hitin e momentin. Fanse e Elenit duket se është edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel. Në samitin e djeshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Angela Merkel tha duke qeshur se preferon këngën Fuego.
Edhe Presidenti i Francës, Macron, kishte të njëjtin mendim. Nuk mungoi falenderimi në Twitter nga Eleni Foureira për Kancelaren gjermane.