10 Korrik, 2018 - 7:32 pm
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian janë mbledhur ditën e sotme në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Londër.
Padyshim, i pranishëm është edhe kryeministri, Edi Rama, i cili sërish shkaktoi debat në rrjetet sociale me veshjen tij.
Kostum serioz dhe atlete të bardha, mesa duket kjo është ndër veshjet e preferuara të kryeministrit tonë por edhe ndër më të komentuarat.
Menjëherë pasi në profilin e tij në Facebook dhe Instagram janë shpërndarë video nga takimi, të shumtë kanë qenë komentuesit që e kanë kritikuar dhe madje janë shprehur se kjo nuk është një veshje e përshtatshme për të përfaqësuar vendin në takime të rëndësishme.
Por, nuk kanë munguar as komentues që e kanë kthyer me humor veshjen e atleteve.
“Me atlete bëhen hapa më të shpejta drejt EU”, apo “Pse nuk vesh shapka me gisht më mirë”, janë ndër komentet më pikante. / KultPlus.com