22 Maj, 2019 - 9:30 am
Këngëtarja me origjinë shqiptare në Greqi, Eleni Foureira, ka bërë testin e Heritaget, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën. Gjatë qëndrimit në Izrael për Eurovisionin, ajo bëri testin e ADN-së për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.
Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren. Menaxheri i kompanisë Heritage, që është sponsor i Eurovisionit, tha se Foureira ka 68.9 për qind origjinë greke. Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.
“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, ka thënë këngëtarja Foureira pasi mësoi rezultatet e testit të Heritaget. Foureira priste që rreth 50 % e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8 %.
Eleni Foureira ka emigruar në moshë të vogël me familjen drejt Greqisë, ku u rrit dhe zhvilloi karrierën si këngëtare e suksesshme. Ajo ka pranuar publikisht origjinën shqiptare. Vitin e kaluar Foureira përfaqësoi Qipron në Eurovision dhe u rendit në vendin e dytë. /tvklan.al / KultPlus.com