15 Qershor, 2018 - 4:34 pm
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira, do të këndojë në Tiranë.
Në kuadër të turneut evropian, ajo me 25 korrik do të këndojë në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në Instagram.
Turneu fillon në Qipro dhe vazhdon në Angli, Spanjë, Maltë, Suedi, Holandë e Greqi, me ndalesë edhe Tiranën shqiptare.
Eleni së fundmi i dha një shtysë karrierës së saj duke marrë pjesë në Eurovizion dhe duke dalë e dytë në fund, shumë afër fitores.
Eleni kohë më parë e ka mohuar prejardhjen e saj por kohën e fundit ajo ka treguar se është krenare që ka prejardhje shqiptare dhe se i falenderon të gjithë fansat nga Shqipëria për mbështetjen e tyre. / KultPlus.com