13 Dhjetor, 2018 - 10:00 am
Elvana Gjata duket se rikthimin e saj do ta bëjë me koncerte.
Pas një heshtje të madhe të saj ajo siç duket ka dhënë ‘shenja jete’.
Pas incidentit që ka ndodhur lidhur me përfshirjen e të fejuarit të saj në vrasje, ajo ka ikur nga Shqipëria. Që atëherë ajo ka mbyll rrjetet sociale dhe askush nuk di gjë për të. Mirëpo, së fundmi një gjë ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Në kanalin zyrtar të artistes në ‘YouTube‘, kanë filluar të shiten biletat për koncertet, që pritet t’i mbajë Elvana më 3 dhe 6 maj të vitit 2019, në New York dhe Filadefia-shkruan Intv.
Koncerti i datës 3 maj do të mbahet në një lokal në parkun e Asbury-t me fillim nga ora 19:00. Ndërsa, koncerti në Filadelfia më 6 maj do të fillojë nga ora 20:00. /KultPlus.com