6 Gusht, 2017 - 1:37 pm
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Elvana Gjata, nuk di të ndalet.
Pas projektit të saj muzikor “Forever is over” që rezultoi të jetë mjaft i suksesshëm, këngëtarja ka nisur turneun veror në Francë.
“Kalova një ditë fantastike sot në Leucate, në intepretimin tim të parë të Forever is Over”, ka shkruar ajo në Instagram.
Elvana ishte e ftuar si pjesëmarrëse në festivalin e përvitshëm të radios franceze “NRJ Summer Tour”. / KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BXbKpB2hNPe/