25 Shkurt, 2021 - 10:34 pm
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj është e njohur për zemërgjerësinë dhe bamirësinë e saj, shkruan KultPlus.
Së fundmi, ajo ka shpërndarë në rrjete sociale një video, në të cilën shihet se Çunmulaj në bashkëpunim me fonacionin “Fundjavë ndryshe” e kanë bërë një familje me shtëpi.
“Zemra ime është e plotë kur shoh dhe e di që edhe një familje tjetër do të flejë në një vend të sigurt. Çdo fëmijë kudo në botë meriton një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme”, ka shkruar Çunmulaj.
Tutje ajo ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj, teksa në video shihet jetesa e mëparshme e familjes dhe pamje nga shtëpia e re.
“Njerëzimi është fuqia jonë më e fortë”, ka thënë modelja.
Për fund, ajo ka bërë thirrje për bashkim në këtë iniciativë. / KultPlus.com