17 Tetor, 2018 - 2:00 pm
Ai u rikthye më fuqishëm se kurrë me albumin që e nxori në shitje në muajin gusht, “Kamikaze”.
Eminem ka pasur një shfaqje fantastike ndërtesën më të lartë e njohur si Empire State Building.
Ajo është një nga ndërtesat më të larta në New York dhe në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi pasi arrin deri në 443 metra lartësi.
Ai ka performuar këngën “Venom” për të shënuar fillimin e javës së gjatë të Jimmy Kimmel Live në Brooklyn.
Performanca e reperit mori vëmendje të madhe edhe nga kalimtarët që u ndaluan për ta parë dhe për ta fotografuar.
Kujtojmë se këngëtarja shqiptare Rita Ora nuk e ka përjashtuar muaj më parë mundësinë e bashkëpunimit reperin 45-vjeçar.
Ndryshe, Eminem është duke punuar fuqishëm në këngë të reja si dhe të mbajë një numër të madh të koncerteve anembanë globit./ KultPlus.com