9 Janar, 2023 - 9:00 pm
Reperi amerikan, Eminem refuzoi një pasuri të tërë për të performuar në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, sipas 50 Cent.
Dyshja e reperëve patën një shans për të performuar pasi Lionel Messi dhe Argjentina shijuan fitoren në Lindjen e Mesme dhe do të ishin shpërblyer financiarisht në shumën prej 7.5 milionë funtesh (8.5 milionë euro).
Duke qenë pjesë e shfaqjes ikonë ‘Super Bowl’ vitin e kaluar, 50 Cent foli për ofertën këtë javë – për të cilën ai ishte më se i lumtur të pranonte, transmeton DailyStar.
“Për shkak të Super Bowl, mora një ofertë për Kupën e Botës dhe ata kishin një buxhet prej 9 milionë dollarësh”, tha 50 Cent.
“Unë do të kisha marrë një dhe pastaj tetë të tjerët do të ishin për të (Eminem)”, tha reperi.
Ai shtoi se në një bisedë me menaxhmentin e Eminem, ata thanë: “Ai nuk do ta pranoj këtë”.
Ndeshjes, në të cilën Argjentina mundi Francën me penallti, u parapri nga ceremonia e mbylljes së turneut që kishte disa akte këndimi.
Një bashkëpunim u zhvillua mes këngëtares portorikane Ozuna dhe reperit francez Gims, me interpretues të tjerë duke përfshirë Rahma Riad, Nora Fatehi, Manal dhe Balqees.
Performimin e himneve kombëtare e bënë vokalistja argjentinase Lali Esposito dhe egjiptianja Farrah Eldibany.
Ndër artistët që refuzuan të performonin në Kupën e Botës në Katar, gjë që mund të ishte bërë për kritikat ndaj historisë së tyre për të drejtat e njeriut dhe pikëpamjes mbi marrëdhëniet e të njëjtës gjini janë: Shakira, Dua Lipa dhe Rod Stewart. / KultPlus.com