8 Tetor, 2017 - 6:08 pm
Jennifer Lawrence është për Diorin, ajo çka tani Emma Stone është për Louis Vuttion.
Ajo ka nënshkruar një marrëveshje me këtë markë të njohur, duke e bërë fytyrën më të re të kësaj shtëpie të madhe, shkruan Elle.
Në dy vitet e ardhshme, ajo do të shfaqet më shumë në televizion përmes reklamave të shumta, e që nga kjo do të paguhet 6 deri në 10 milionë dollarë.
Edhe drejtori i Louis Vuitton, Nicolas Ghesquiere, këtë e ka konfirmuar përmes Instagramit, transmeton Koha.net.
Ai ka shkruar se ndihet i kënaqur që Emma Stone do të jetë ambasadorja më e re për të./ KultPlus.com