25 Qershor, 2019 - 1:02 pm
Era Istrefi ka depërtuar tashmë edhe në industrinë muzikore të shtetit të Rusisë.
Këngëtarja shqiptare gjatë javës së kaluar solli një këngë të ripërpunuar me artistin e njohur më mirë si Sayonara Boy.
“Was dy Liebe nennst” është kënga që dyshja e ka sjell para publikuar dhe menjëherë ka pushtuar top listat e këtij vendi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Era përmes rrjeteve sociale duke treguar se kënga renditet në pozitën e parë të listës, Top 100 Russia.
Theksojmë se Era është duke punuar në këngë të tjera që pritet t’i sjell gjatë muajve në vijim para tifozëve të saj.
Ndryshe, Istrefi ka paralajmëruar se gjatë verës do të mbajë disa koncerte të ndryshme në diasporë dhe troje shqiptare. /Telegrafi/ KultPlus.com