7 Dhjetor, 2018 - 9:36 pm
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, ka qenë mjaft e suksesshme gjatë këtij viti.
Ajo u bë zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018, ku performoi në finale të këtij kampionati, në Rusi.
“Live it up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam ishte një prej këngëve më të dëgjuara gjatë verës.
Më pas ajo solli këngën “Prisoner”, “Oh God” në bashkëpunim me Konshens dhe së fundmi “Anything more” me Steve Aoki.
Të gjitha këto projekte, të cilësuara të suksesshme nga publiku, i kanë dhuruar asaj një njohje edhe më të madhe në tregun e muzikës ndërkombëtare.
Suksesi i saj është i pasqyruar edhe në platformat digjitale të muzikës si “Spotify” dhe “Apple Music”.
Së fundmi, “Spotify” ka nxjerrë statistikat për secilin artistë, duke treguar se sa dëgjime kanë arritur ata gjatë vitit.
Artistja Era Istrefi vendosi që këto statistika t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
https://www.instagram.com/p/BrF7B2DDeK6/
Ajo është dëgjuar mbi 96 milionë herë nga 19 milionë fansa nga 65 shtete të ndryshme, të cilët kanë shpenzuar jo më pak se katër milionë orë në këngët e saj, në këtë platformë.
“Faleminderit 2018, qëndroni gati për 2019”, ka shkruar Istrefi në Instagram, e lumtur për arritjet e saj këtë vit. /KultPlus.com