19 Maj, 2019 - 9:58 am
Mbrëmë është mbajtur finalja e Eurovisionit ku edhe këtë vit nuk përfundoi gjithçka në mënyrën më të mirë. Ishit përfaqësuesit e Islandës ata që kanë shkaktuar pakënaqësi në publikun izraelit në Eurovision.
Eurovision 2019 u mbajt në Izrael, vend ky që ka probleme të përhershme politike me Palestinën dhe përderisa po lexoheshin votat e Islandës, grupi Hatari, shfaqi flamurin e Palestinës.
Por, tashmë po del që ata nuk ishin të vetmin që bënë këtë veprim.
Gjatë performancës së Madonnës në Eurovision, në fund, dy nga trupa e vallëtarëve të saj shfaqen krahë për krahë me flamujt e Izraelit dhe Palestinës
EBU përgjigjet për shfaqjen e këtyre flamujve dukë lëshuar një deklaratë në lidhje me performancën e Madonnës në Eurovision Song Contest 2019 në Tel Aviv, Izrael.
Në një deklaratë drejtuar BBC, Unioni Europian i Transmetimeve iu përgjigj performancës së Madonnës.
Deklarata thotë:
Në transmetimin e drejtpërdrejtë të finales së këngës Eurovizion, dy kërcimtarë të Madonnës treguan shkurtimisht flamuj izraelitë dhe palestinezë në anën e pasme të veshjeve të tyre.
Ky element i performancës nuk ishte pjesë e provave të cilat ishin kontrolluar nga EBU dhe transmetuesin pritës, KAN. Kënga e Eurovizionit është një ngjarje jo-politike dhe Madonna ishte bërë e vetëdijshme për këtë.
EBU gjithashtu do të hetojë se cilat veprime mund të ndërmerren kundër aktit islandez për shfaqjen e flamujve palestinezë në dhomën e gjelbër. / KultPlus.com