Eurovisioni një sukses për Gjon’s Tears, këngëtarja shqiptare frymëzim për të

25 Maj, 2021 - 3:20 pm

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, ishte këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision. Zëri brilant dhe performanca mbresëlënëse skenike bëri për vete audiencën, duke bërë që të renditej në vendin e tretë. Gjatë këtij kompeticioni, këngëtari nuk nguroi të tregonte me krenari edhe origjinën e tij shqiptare.

Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, Gjoni ka treguar se është frymëzuar nga artistja shqiptare Aurela Gaçe për të marrë pjesë në “Eurovision”.

“Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri që na përfaqësonte në “Eurovizion” vite më parë dhe po mendoja: çfarë dritash, çfarë shkëlqimi dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por, bëra gjëra të tjera në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur ai.

Ndërsa Aurela Gace, pasi ka dëgjuar këtë intervistë, është shprehur e lumtur që është bërë shtysë që Gjon i të marrë këtë vendim të bukur.

“Auuu 🙈 E lumtur kur degjoj se bëhesh sadopak shtysë për të marre nje vendim të bukur 🥰🥰🥰🥰 @gjon.s_tears 🙏 te uroj shume sukses, në çdo hap tjetër e paç nje karrierë plot sukses”, shkruan Aurela. / KultPlus.com

Të ngjajshme