28 Mars, 2019 - 8:53 am
Familja e muzikantit të ndjerë, Avicii, ka njoftuar për themelimin e një fonacioni që do të mbajë emrin e DJ-it të ndjerë.
Fondacioni do të fokusohet në grumbullimin e mjeteve financiare për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes për sëmundjet mendore dhe parandalimin e vetëvrasjes – njofton BBC.
“Tim ka dashur ta bëjë diferencën. Themelimi i këtij fondacioni me emrin e tij, është mënyra jonë për ta respektuar personalitetin dhe veprën e tij, dhe të vazhdojmë të veprojmë në frymën e tij”, thuhet në njoftimin e familjes së muzikantit.
Producenti suedez u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Oman në prill të vitit 2018.
Edhe pse akoma nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes, Tim Bergling (emri i vërtetë i Aviciit) një kohë të gjatë ka pasur probleme me vartësinë nga alkooli dhe droga, dhe ka luftuar me depresionin, ashtu që besohet se ai e ka vrarë veten. /Telegrafi/ KultPlus.com