Forbes shpall Beyoncen si gruan më të paguar në muzikë gjatë vitit 2017

21 Nëntor, 2017 - 11:17 am

Revista “Forbes” e ka shpallur Beyoncen si gruan më të paguar në industrinë e muzikës për vitin 2017, pasi që ajo gjatë këtij viti ka arritur të fitoi 105 milionë dollarë, përcjellë KultPlus.

Frobes në listën e publikuar dje ka raportuar se 36 vjeçarja ka arritur të fitoi 105 milionë dollarë gjatë një periudhe njëvjeçare që shtrihet nga qershori 2016 deri në qershor të këtij viti. Fitimet e saj kryesisht erdhën falë turneut të saj botërore të albumit “Lemonade”.

Beyonce pasohet nga Adele e cila gjithashtu pati një vit të suksesshëm. Turneu i saj i ndihmoi asaj që të grumbulloi rreth 69 milionë dollarë, përcjellë KultPlus.

Taylor Swift, Celine Dion dhe Jennifer Lopez kompletojnë listën e pesë femrave që kanë arritur të grumbullojnë më së shumti të ardhura në biznes./ KultPlus.com

Të ngjajshme