29 Korrik, 2019 - 9:30 am
Hip hop ylli, G4shi, edhe këtë vit pritet të performojë në festivalin “Sunny Hill”, i cili do mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.
Reperi shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, duket se mezi pret të vijë në vendlindje.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, teksa ka ndarë një fotografi me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Jam në Kosovë edhe katër ditë”, ka shkruar ai krahas këtij imazhi.
28-vjeçari po ashtu në “Sunny Hill” do të promovojë edhe albumin e tij më të ri.
Ndërkohë, ky festival edhe këtë vit do mbahet në parkun e kryeqytetit, Gërmi, pasi nga viti i ardhshëm do i ndërrohet lokacioni.
Ndryshe, të pranishëm do jenë edhe Dua Lipa, Calvin, Harris, Miley Cyrus, e shumë emra tjerë të mëdhenj të muzikës së huaj dhe lokale. /Telegrafi/ KultPlus.com