10 Prill, 2019 - 10:17 am
Ditë më parë, një ndër gazetat më të mëdha në Amerikë, “New York Times” i dedikoi një artikull rap-artistit të njohur shqiptar, Gashi.
Nën titullin “Gashi, biri i refugjatëve kosovarë, tani një “Phill Collins” i trap-it (zhanër muzikor)”, gazeta prestigjioze njujorkeze i ka dedikuar një artikull të veçantë djalit, që karrierën e kishte nisur ndryshe.
“Disa vjet më parë, reperi në rritje ishte një roje. Tani ai ka miliona dëgjues në SoundCloud dhe një kontratë me RCA Records”, nis shkrimin e saj “New York Times”.
Ka qenë pikërisht kjo pjesë e artikullit, të cilin reperi ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar në mbishkrimin e saj se më në fund ka arritur t’i bëjë prindërit krenarë, pavarësisht se ishte shumë e vështirë.
“Ju të gjithë nuk e kuptoni se sa e vështirë është t’i bësh krenarë prindërit shqiptarë. Faleminderit Zot”, ka shkruar Gashi në Instagram. / KultPlus.com