5 Qershor, 2019 - 9:30 am
“My year” ishte kënga e fundit e rep-artistit shqiptar që po bën bujë të madhe edhe përtej oqeanit Atlantik.
Bëhet fjalë për rep-artistin, Gashin, i cili në realitet quhet Labinot Gashi, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara.
Por, gjatë ditës së sotme këngëtari ka publikuar edhe një këngë të re, i cili pritet të jetë një hit i ri ndërkombëtar.
“Roses” titullohet kënga e re e 29-vjeçarit, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video të veçantë.
“Për të gjithë fansat e mi, të rinj apo të vjetër. Faleminderit për mbështetjen. Kënga e re sapo ka dal”, ka shkruar ndër të tjerash ai në rrjetet sociale.
Ndryshe, këngëtari pritet që gjatë verës të jetë në Prishtinë, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. /Telegrafi/ KultPlus.com