Gima dhe Nardi nesër në HAMAM

5 Shkurt, 2019 - 7:20 pm

Albumi i ri i Gimës “Zbardhi dita” vjen nesër mbrëmë në Hamamin e ngrohtë së bashku me Leonard Canhasin, shkruan KultPlus.

Albumi “Zbardhi dita” përmban disa këngë duke përfshirë edhe një këngë me të njëjtin titull e që është një këngë që ka fillu në mesin e viteve të 90ta. Dashnia ndaj vendlindjes, nënës … dëshira që një ditë të zgjohet në gjirin familjarë. Pastaj kalimi i kohës, ngjarjet e luftës, paslufta, humbja e më te dashurës (nënës), koha e pavarësisë, ëndërrat më të mira që thurrnim për vendin tonë dhe zhgënjimi që dhemb e dhemb e nuk ndalet përderisa i shef njerëzit përreth që janë zhytë në agoni prej të cilës nuk dalin dot.

Kjo mbrëmje e ngrohtë muzikore fillon në ora 21:00 në Hamam Bar Prishtina./ KultPlus.com

Të ngjajshme