8 Nëntor, 2018 - 11:20 pm
Supermodelja Gisele Bündchen ka zbuluar arsyen e vendimit të saj të befasishëm për tu larguar nga Victoria’s Secret.
Ajo ishte vetëm 19 vjeçe kur nënshkroi kontratën me markën e të brendshmeve duke u bërë supermodelja më e paguar në botë për 15 vite rresht.
Paga vjetore që merrte nga Victoria’s Secret përbënte 80 % të të ardhurave të saj vjetore.
Megjithatë, pavarësisht se e bëri emër si një nga modelet më të njohura të markës, Bundchen përfundimisht u lodh nga ky stil jete dhe nga kërkesat që erdhën nga të qenurit një engjëll.
“Vitet e para u ndjeva mirë, por me kalimin e kohës u ndjeva gjithnjë e më pak e qetë duke u fotografuar, duke ecur në pasarelë e veshur vetëm me bikini,”-tha ajo.
Edhe pse vendosi që të përfundoi karrierën e saj me Victoria’s Secret, supermodela tha se ishte “në paqe” me vetën për vendimin që mori./insajderi.com/ KultPlus.com