24 Tetor, 2019 - 2:06 pm
Njerëzit zakonisht bëjnë kontakte sy më sy 30 deri në 60% të kohës kur janë në një bisedë. Mirëpo, për të krijuar një lidhje emocionale të vërtetë, duhet 60-70%. Kontakti sy më sy është një aftësi që zotërohet me praktikë.
Nëse jeni duke u përpjekur të merrni një pikë gjatë një mbledhje bordi ose në një mbrëmje romantike me dikë, vështrimi mund të thotë më shumë se fjalët tuaja. Ky artikull do t’ju bëjë të vlerësoni rëndësinë e mësimit të kësaj aftësie në gjuhën e trupit:
Ju mban më të vetëdijshëm
Në një grup shoqëror, nëse shihni dikë që po ju shikon, mund të filloni të përqendroheni më shumë në veprimet tuaja. Mund të jetë diçka pozitive që ju shërben. Mirëpo, ndonjëherë shikimet sy më sy mund të jenë edhe të sikletshme me dikë që nuk e njihni. Nëse ky është rasti, injorojeni!
Shton kiminë mes jush
Kontakti me sy rrit vetëdijen. Nëse shikoni romantikisht në sytë e të dashurit tuaj, ata menjëherë do të kenë ato fluturat në stomak. Dhe kjo është një kënaqësi për të dy.
I bën fjalët tuaja të paharrueshme
Nuk ka rëndësi nëse po flisni me kolegët apo me partnerin: shikimi sy më sy është një shenjë besimi dhe sinqeriteti. Është gjithashtu një mënyrë efektive për t’u siguruar që ata t’ju kushtojnë vëmendje dhe të mbajnë mend ato që po thoni. Kjo teknikë mund të jetë po aq e efektshme nëse po jepni prezantime në biznes ose po përpiqeni ta bëni fëmijën tuaj të kuptojë diçka.
I ndihmon njerëzit që të të kuptojnë dhe të të mbajnë mend
Ju mund të keni vënë re se njerëzit e suksesshëm kanë një mënyrë të veçantë për të bërë gjeste dhe shikojnë njerëzit teksa flasin. Gjuha e fortë e trupit është çelësi i suksesit të tyre. Hulumtimet kanë treguar se kontakti me sy, i shoqëruar me një lëvizje të papritur, mund t’i bëjë njerëzit të të mbajnë mend. Gjuha e fortë e trupit shoqëruar me një vështrim të thellë ka një ndikim shumë të fortë në një audiencë.
Mund të përdoret për të zbuluar një gënjeshtar
Shpesh kemi dëgjuar deklarata si “më shiko në sy dhe më thuaj të vërtetën”, kështu që është e natyrshme të supozojmë se bëhet më e vështirë të gënjeni nëse shikoni dikë në sy. Sidoqoftë, është një mit që njerëzit shmangin gënjeshtrën teksa shikojnë drejtpërdrejt në sytë e dikujt, dhe shkenca e mbështet këtë. Por ky mit nuk është plotësisht i pavërtetë. Edhe pse dihet që gënjeshtarët bëjnë më shumë kontakt me sytë sesa treguesit e së vërtetës, kur përballen me kontakt të drejtpërdrejtë me sy, njerëzit kanë tendencë të jenë më të sinqertë.
Mund t’ju bëj të dashuroheni
Disa nga skenat më romantike në filma janë ato ku të dashuruarit romantikisht shikojnë në sytë e njëri-tjetrit. Në fakt, ekziston edhe një shkencë pas kësaj. Ju mund të dashuroheni me dikë vetëm duke e parë në sy, por mund të mos jetë reciproke, sipas hulumtimit, shkruan classlifestyle. Studiuesit që përdorin kamera të fshehta zbuluan se nëse një burrë shikon një grua për më shumë se 8.2 sekonda, ai ka më shumë gjasa të dashurohet me të, në krahasim me, nëse e shikon atë për më pak se 4,5 sekonda. Por ky konstatim nuk vlen për gratë. Pra, nëse jeni grua dhe shihni një mashkull që ju shikon për më shumë se 8.2 sekonda, dijeni se ai mund të ketë ndjenja për ju! /kk/ KultPlus.com