Gratë e Arabisë Saudite nga tani do të njoftohen për divorc përmes SMS-it

10 Janar, 2019 - 2:45 pm

Gjykatat saudite nga tani do të përdorin një SMS (mesazh) për t’i informuar gratë atje se tashmë janë të divorcuara, përcjell KultPlus.

Ligji i ri hyri në fuqi këtë të diele dhe është lavdëruar si një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë fund shkurorëzimeve sekrete dhe për të mbrojtur të drejtat e grave. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, gjykatat saudite filluan të dërgojnë njoftime të tilla të dielën në “një hap që synon mbrojtjen e të drejtave të klientëve femra dhe rritjen e transformimit digjital me më shumë shërbime”.

CNN raporton se këto mesazhe përfshijnë numrin e certifikatës së divorcit dhe emrin e gjykatës ku gratë mund të marrin dokumentacionin./ KultPlus.com

Të ngjajshme