28 Prill, 2021 - 7:59 pm
Princi Harry dhe Meghan Markle do të jenë pjesë e koncertit “Vax Live: The Concert to Reunite the World”. Koncerti është organizuara lëvizja “Global Citizen” i cili do të mbahet më 8 maj.
Paraqitja e dukës dhe dukeshës do të jetë dalja e tyre e parë pas transmetimit të intervistës së tyre me prezantuesen, Oprah Winfrey, e cila bëri bujë në mediat anembanë botës.
Personazhet të cilët do të jenë pjesë e këtij koncerti do të shërbejnë si bartës të mesazhit që bëjnë thirrje për barazi në shpërndarjen e vaksinave, në mënyrë që të gjithë njerëzit anembanë globit të jenë të mbrojtur nga korona virusi.
Prezantuese e këtij koncerti do të jetë Selena Gomez ndërsa do të perfomojnë ,J.Lo, H.E.R, “Foo Fighters”, Eddie Vedder dhe J Balvin./ paper/KultPlus.com