20 Shkurt, 2020 - 2:22 pm
Skenës muzikore në vendin tonë tashmë i janë shtuar edhe dy talenta të rijnë. Bëhet fjalë për këngëtarët Hazz & Bllind të cilët sapo kanë lansuar projektin e tyre të parë, shkruan KultPlus.
E titulluar “E kalume”, kënga ka marrë pëlqimet e para nga publiku dhe pritet të shndërrohet në hit.
Me një ritëm që të mbetet në mendje dhe një videoklip mjaft të bukur, dy djemtë duken të mahnitshëm në prezantimin e tyre të parë.
Kënga është incizuar në studio te Genc Prelvukaj, përderisa për tekstin dhe melodinë janë përkujdesur vetë artistët.
Videoklipi është realizuar nga Blackfish entertaiment.
Hazz është një djalë tejet i talentuar i cili jeton në Kosovë, ndërsa Bllind ka disa vite që jeton në Gjermani.
Hazz & Bllind nuk e kanë ndërmend të ndalen, ata tashmë kanë gati edhe këngën e dytë e cila pritet të publikohet shumë shpejt.
Më poshtë ju ftojmë të shihni këtë projekt interesant: