23 Qershor, 2019 - 9:08 am
Michael Jackson është gjallë dhe është dëgjuar në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Prince – pohojnë ithtarët e teorive konspirative.
Mbreti i muzikës pop ndërroi jetë në vitin 2009, mirëpo gjatë gjithë kohës ka pasur teori nga më të ndryshmet që pretendonin se është gjallë.
Ndërsa një video i ka rikthyer teoritë konspirative në lidhje me këngëtarin amerikan. Xhirimi thuhet se është bërë në muajin e kaluar gjatë ceremonisë së diplomimit të Prince në ‘Loyola Marymount University’ në Los Angeles.
Videoja e publikuar në kanalin BeLIEve në YouTube, e shfaq momentin kur thirret emri i djalit të Jackson teksa një femër thotë: “Ja ku është Prince”, ndërsa më pas dëgjohet edhe një zë tjetër që nuk kuptohet.
Ithtarët e teorive konspirative besojnë se është zëri i Michael, ndërkohë që të tjerët kërkojnë fakte reale për këto dyshime të hedhura.
“Michael Jackson është gjallë, mund ta dëgjoni zërin e Michaelit në diplomimin e djalit të tij”, thuhet në përshkrimin e videos. /Telegrafi/