4 Qershor, 2019 - 9:00 am
Jay-Z është bërë zyrtarisht miliarderi i par në hip-hop, sipas revistës “Forbes”.
Revista amerikane ka thënë se pasuria e reperit tani arrin në një miliard dollarë.
Burri i këngëtares Beyonce ka krijuar pasurinë përmes muzikës, pronave, modës e investimeve në biznes.
Jay-Z, apo Shawn Carter, kishte debutuar më 1996 me albumin “Reasonable Doubt”. Më 2011, albumi i tij “The Blueprint” iu shtua regjistrit të Kongresit për shkak të rëndësisë së tij.
Në mesin e pasurisë së reperit janë:
Aksionet në shampanjën “Armand de Brignac” – mbi 400 milionë dollarë
Aksione në Uber – 70 milionë.
Prona në New York e Los Angeles
Aksione 100 milionë dollarë në shërbimin muzikor Tidal
Koleksion artistik – 50 milionë euro.
Gruaja e tij ka pasuri rreth 335 milionë dollarë, shumicën nga muzika.
“Forbes” ka mohuar spekulimet se reperi Dr Dre tashmë është miliarder.