24 Prill, 2020 - 1:00 pm
Angelina Jolie thotë se vijimi i shkollimit nga shtëpitë është sfidë më e madhe për prindërit se sa për fëmijët.
Ylli i njohur foli për përvojat e saja nga karantina së bashku me gjashtë fëmijët, Maddox 18 vjeç, Pax 16 vjeç, Zahara 15 vjeçare, Shiloh 13 vjeç, dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Viviene dhe tha se mbyllja në shtëpi mund të jetë gjë e vështirë për prindërit.
”Të gjithë jemi të mbyllur, po na shkon mirë, sipas meje gjërat që ndikojnë më së shumti te fëmijët janë se nuk po shkojnë në shkollë dhe edukimi e sfidat e të edukuarit. E di që prindërit në tërë botën po sfidohen me shkollimin nga shtëpitë dhe kjo mund të jetë sfidë më e madhe për prindërit se sa për fëmijët”, tha ajo.
Angelina gjithashtu e shfrytëzoi rastin për të ngritur vëmendjen rreth dhunës në familje në këtë kohë pandemie.
Duke folur për rreziqet e izolimit në këtë periudhë, ajo shtoi: “Kemi aq shumë pasiguri në botë, shumë fëmijë nuk kanë as ushqim, pastaj kemi dhunën në familje dhe e dimë që kjo është në rritje në tërë globin, sepse jemi duke dëgjuar gjëra të tmerrshme. Andaj, brenda shtëpisë mund të jetë vendi më i rrezikshëm për disa njerëz. Fëmijët tanë nuk duhet të jetojnë në një botë kaq të brishtë. Nuk duhet të arrijmë në këtë pikë, jo është kohë për ndryshime të mëdha në tërë botën”.
Aktorja 44-vjeçare tha se ende beson në njerëzimin.
Ajo i tha revistës Time: “Unë besoj te njerëzimi. Kam shpresë. Deri sa të dimë se si të ndihmojmë dhe çka të bëjmë, ka shpresë për neve”. /KultPlus.com