4 Mars, 2023 - 11:00 am
Ka vdekur në moshën 61-vjeçare aktori Tom Sizemore, i njohur për rolet e tij në filmat si “Saving Private Ryan” dhe “Black Hawk Down”.
Ai ka qenë në koma në një spital në Los Anxhelos pasi u prek nga një sëmundje e trurit më 18 Shkurt. Ditë më vonë mjekët i kishin thënë familjes së aktorit se nuk kishte gjasa që ai të dilte nga koma.
Lindur në Detroit në vitin 1961, Sizemore fitoi famë me rolet e tij në filmat aksion në vitet 1990 dhe 2000. Roli i parë kryesor i tij ishte në filmin horror të vitit 1997 “The Relic”, ku luajti një detektiv policie.
Ai u nominua për një çmim Golden Globe në vitin 2000 si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Witness Protection.”
Por pavarësisht se pati një karrierë të suksesshme nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën private. Për një kohë të gjatë ai krijoi varësi nga përdorimi i substancave narkotike, të cilat ishin shkak për futjen në burg dhe më pas në qëndrat e rehabilitimit.
Në vitin 2003, ai u dënua për dhunë në familje dhe kërcënime ndaj të dashurës së tij të atëhershme Heidi Fleiss dhe u dënua me gjashtë muaj burg.
Sizemore ishte e martuar me Maeve Quinlan midis 1996 dhe 1999 dhe ka dy fëmijë./ KultPlus.com