11 Dhjetor, 2018 - 6:20 pm
Kaia Gerber, vajza e supermodelës Cindy Crawford, është kurorëzuar Modelja e Vitit në eventin vjetor të Fashion Awards 2018.
Vetëm 17 vjeç, Kaia është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim.
Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz./KultPlus.com