5 Qershor, 2020 - 3:03 pm
Vdekja e qytetarit nga Minneapolisi, George Floyd, i cili e humbi jetën pasi një polic i vuri gjurin në fyt për nëntë minuta, gjatë kohës sa po e arrestonte atë në Minnesota, ka bërë bujë të madhe në gjithë botën.
Veprimi i policëve të përfshirë në këtë ngjarje, cilësohet të ketë motive raciste dhe kështu ka shkaktuar protesta shpesh të dhunshme të cilat po vazhdojnë ende.
Por, këtë ngjarje tragjike më së rëndi po e përjeton bashkëshortja e George Floyd dhe vajza e tij 6 vjeçare.
Kanye West është ofruar që të paguajë tarifën e plotë të kolegjit të Gianna Floyd, vajzës së George Floyd.
“TMZ” bën me dije se Kanye do e paguajë për 6 vite me radhë tarifën e shkollimit të vajzës së afro-amerikanit, i cili humbi jetën nga ish-oficeri i policisë që i vendosi gjurin në qafë dhe ai nuk mundi dot të merrte frymë.
Kanye gjithashtu ka dhuruar edhe 2 milion dollarë për familjarët e George Floyd: Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor, ndërsa do vazhdojë të ndihmojë të gjithë njerëzit afro-amerikanë që kanë rënë pre e racizmit dhe janë dhunuar. / KultPlus.com