2 Dhjetor, 2022 - 7:02 pm
Twitter pezulloi sot llogarinë e reperit të njohur amerikan, Kanye West për nxitje të dhunës, pasi postoi një imazh të një svastike të ndërthurur me një yll të Davidit dhe komente admiruese për Hitlerin.
“Llogaria e tij është pezulluar për nxitje të dhunës”, tha shefi i medias sociale Elon Musk, në përgjigje të imazhit që lidh simbolet e regjimit nazist dhe judaizmit të postuar nga reperi, gjithnjë e më shumë i izoluar pas komenteve antisemite të tij.
Pronari dhe shefi i platformës që nga tetori, Elon Musk deri më tani ka mbrojtur një vizion absolut të lirisë së shprehjes.
Gjatë një paraqitje të kudondodhur në programin “Infowars”, të drejtuar nga prezantuesi konspirativ Alex Jones, reperi amerikan, i cili tani e quan veten Ye dhe që kishte veshur një kapuç të zi që mbulonte të gjithë fytyrën e tij, filloi të enjten në një tirade mbi mëkatin, pornografinë dhe djallin.
”Unë e dua Hitlerin”, kishte thënë disa herë ai duke shkaktuar një lumë dënimesh në rrjetet sociale./atsh/ KultPlus.com