20 Shkurt, 2020 - 9:04 am
Këngëtarja 37-vjeçare ka treguar se mënyra e saj më e mirë për tu përballur me “negativitetin” e personave në mediat sociale, është t’iu kundërpërgjigjet me sjellje pozitive. Ajo, po ashtu tha se i vjen keq për njerëzit që flasin keq për të tjerët, derisa zakonisht vuajnë nga komplekset personale dhe të jenë vetvetja.
Ylli i hitit “Because of You” i bëri këto deklarata, teksa po e citonte një mesazh të personalitetit televiziv, Valerie Bertinelli, e cila ishte quajtur e “trashë” në sektorin e komenteve të një postimi të saj të fundit në Instagram, transmeton Koha.net.
Këtyre komenteve, Bertinelli iu kishte përgjigjur: “Wow. Dikush gjithmonë kujdeset që të ma kujtoj t’i sistemoj edhe më shumë mendimet e mia negative. Faleminderit që po ma kujtoni se jam shumë më shumë se trupi im. Ju uroj një ditë të bekuar”.
Clarkson e ka lavdëruar Bertinellin për mënyrën se si ka reaguar, duke thënë: “Fuqia e vërtetë është ta njohësh projeksionin e negativitetit të të tjerëve dhe t’i kundërpërgjigjesh me qasje pozitive, inteligjencë dhe energji të bukur e cila ju buron nga shpirti. Njerëzit e pamëshirë flasin keq për të tjerët sepse kanë frikë të jenë vetvetja.”
Kelly Clarkson shpesh e përdorë rrjetin social Twitter për t’i mbështetur mikeshat dhe koleget e saj të famshme, siç kishte bërë muajin e kaluar duke i qëndruar pranë këngëtares Pink, pasi ajo kishte deklaruar se po ndihet çuditshëm rreth plakjes dhe se planifikon ta pres këtë proces në mënyrë natyrale, dhe pa ndihmën e operacioneve kozmetike. / KultPlus.com