28 Prill, 2020 - 11:00 am
“Anna”, kënga e Nora Istrefit dhe Gjikos, ka frymëzuar sulmuesin e Besës së Kavajës, Chinonso Onuh. Nigeriani i klubit verdhezi është shfaqur duke treguar cilësitë e si tij si kërcimtar, gjatë kësaj periudhe izolimi.
27-vjeçarit ia ka publikuar videon Lucas Cardoso, sulmuesi i huazuar te Besa nga Partizani. Onuh për herë të parë në Shqipëri erdhi për të luajtur me “demat e kuq”, por ata nuk u bindën dhe sulmuesi provoi të tregonte cilësitë e tij në Kategorinë e Parë, ku nënshkroi me Burrelin.
Shtatë gola në 20 ndeshje dhe u kthye në një nga më të kërkuarit në këtë kategori. Më pas kaloi te Tomori dhe prej janarit të vitit 2017 është pjesë e Besës. Sezonin e kaluar ai shënoi 8 gola, kurse në këtë kampionat numëron 5 rrjeta të tundura. /KultPlus.com