17 Shtator, 2019 - 12:08 pm
Një nga këngëtaret më të reja shqiptare në tregun ndërkombëtarë, Ava Max, ka treguar se e flet shumë mirë gjuhën shqipe.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, emri i të cilës është Amarda Ava Koci, e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar se nuk i harron rrënjët e saj e aq më pak gjuhën mëmë, përcjell Shekulli.
Edhe një herë Ava e ka vërtetuar se është krenare për vendin e saj dhe ka treguar se di edhe shqipen.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, dikush e ka pyetur nëse “di të flasë shqip”.
“Po, ajo ishte gjuha ime e parë”, ka kthyer përgjigje këngëtarja e famshme, duke gëzuar kështu fansat e saj shqiptarë. / KultPlus.com