24 Gusht, 2017 - 6:48 pm
Para pak javësh ajo është zgjedhur Miss Provence dhe do të jetë konkurrente në Miss France në fund të këtij viti.
Megjithatë, Kleofina Pnishi nuk harron të tregojë origjinën e saj, dhe veshja e teshave tradicionale e bën bukuroshen më shqiptare se asnjëherë. Në Instagramin e saj, Kleofina ka postuar një fotografi me veshje kombëtare.
Në fund të muajit korrik ajo ka qenë e pranishme në një dasmë shqiptare, dhe ka postuar fotografi ku shkruan “Me vlera kombëtare”.
Kleofina jeton në Francë ndërsa pritet të shohim nëse do të arrijë suksese në garën e bukurisë Miss Franca 2018-të. / KultPlus.com